Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një 27-vjeçar në Kumanovë, kërkohej me urdhërarrest

2018/09/policia-mk-3-750x430.jpg

MPB njofton se sot kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej me urdhër qendror.

"Me datë 20.10.2022 në ora 19:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.A.(27) nga Kumanova.

Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për kryerjen e veprës penale nga neni 188 i Kodit Penal", njoftojnë nga MPB.

Personi do të dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit./Telegrafi/