Please enter at least 3 characters.

Arrestohet djali i Ethem Çekut, Policia gjen pistoletë në veturën e tij

2019/01/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar djalin e dekanit të Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, Ard Çekun.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Tirana” pasi në veturën e tij është gjetur një pistoletë me katër fishekë.

"Në rrugën Tirana, është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi gjate kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe pastaj konfiskuar një pistoletë me katër fishek", thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/