Please enter at least 3 characters.

Arrestohen shtatë persona në Fushë Kosovë për rrahje dhe mos-respektim të vendimit të Qeverisë

2019/08/rrahje-sakte-2400x1524-c-848x478_2301-600x360.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në mbrëmje shtatë persona në rrugën “Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë.

Raportohet se të njëjtit ishin rrahur mes vete dhe nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

“Rr. Nora Kelmendi, Fushë Kosovë 05.05.2020 – 23:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Të njëjtit paraprakisht janë rrahur ndërmjet vete”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/