Arrestohen katër persona në Istog
14/10/2020
Policia ka arrestuar katër persona në Istog, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


