Please enter at least 3 characters.

Arqipeshkvi i Arqipeshkvisë së Tivarit dekorohet me medaljen presidenciale

2019/10/unnamed-2-2.jpg

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj.

Kreu i shtetit tha se nderimi i jepet për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes.

“Me Medaljen Presidenciale ‘Shën Tereza’ dekorova Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes. Don Rrok Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit të krishterë por edhe më të gjerë të botës shqiptare”, shkroi Thaçi.