Armë dhe drogë në Prishtinë, arrestohen dy persona
12/02/2018
Policia e Kosovës ka arrestuar dje të dyshuar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.


