Armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës – Policia e Kosovës i ekspozon në 24-vjetorin e themelimit
06/09/2023
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ekspozuar pajisje policore.
Armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar gjersa qytetarë të shumtë kanë shprehur interesimin që t’i shohin nga afër.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/


