Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande do ta publikojë këngën e re, të parën që nga sulmi vdekjeprurës në koncertin e saj në Mançester

2018/04/ArianaGRandeMan-e1523691146533.jpg
562:"WASHINGTON, DC - MARCH 24: Ariana Grande performs "Be Alright" during the March for Our Lives rally on March 24, 2018 in Washington, DC. Hundreds of thousands of demonstrators, including students, teachers and parents gathered in Washington for the anti-gun violence rally organized by survivors of the Marjory Stoneman Douglas High School shooting on February 14 that left 17 dead. More than 800 related events are taking place around the world to call for legislative action to address school safety and gun violence. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Më 27 prill, Ariana Grande do ta publikojë këngën e re që është pjesë e albumit të ardhshëm - bën të ditur Billboard.

Albumin do ta realizojë në bashkëpunim me Max Martin, Savan Kotecha dhe Pharrell Williams, ndërsa në të do të përfshihen edhe fragmente nga jeta e këngëtares në dy vitet e fundit.

(Foto: Getty Images)

Kënga e re do të jetë e para e Arianas pas sulmeve që ndodhën gjatë koncertit të saj në qytetin e Mançesterit.

Më 22 maj të vitit të kaluar nga shpërthimi i një bombe në Manchester Arena humbën jetën 23 njerëz, ndërsa 500 të tjerë u plagosën.

Sulmuesi, i cili besohet të ketë qenë një britanik 22-vjeçar me origjinë nga Libia, thuhet se e ka humbur jetën gjatë sulmit.

Dy javë pas sulmit, Grande së bashku shumë yje të njohura, si Justin Bieber, Miley Cyrus, "The Black Eyed Peas" e "Coldplay", mbajtën një koncert të titulluar "One Love Manchester" - për t'i thënë 'JO' terrorizmit dhe frikës, ndërsa përfitimet (rreth 11.5 milionë euro) shkuan për familjet e viktimave.

Nga performancat më të fundit të Arianas, përmendim pjesëmarrjen e saj në evenimentit 'March For Our Lives' në Washington, ku interpretoi këngën "Be Alright". /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)