Please enter at least 3 characters.

Argjentinasi dëshiron të luajë për Barçën

2016/07/vieto.jpg

Luciano Vietto dëshiron të transferohet te gjiganti katalunas Barcelona.

Futbollisti argjentinas nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Atletico Madrid.

Edhe pse mund të transferohet te Barcelona, Vietto prapë nuk do të jetë titullar para treshes fantastike, Lionel Messi, Neymar e Luis Suarez, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Ndryshe, Barcelona e mirëpret argjentinasin në Camp Nou për të luajtur në rolin e rezervistit të “MSN”.