Ardiani falënderon shqiptarët (video)
05/05/2011
Në intervistën e dhënë për RTK-në, Ardian Bujupi me një shqipe të rrjedhshme ka falënderuar shqiptarët për përkrahjen e dhënë, përderisa u premtoi fansave se do të vazhdojë të merret me muzikë.
Për Ardianin u shpreh edhe anëtari i jurisë në emisionin në fjalë, Patrick Nuo, edhe ky me prejardhje shqiptare, duke thënë se për të kosovari ishte më i miri, megjithëse nuk mjafton të jesh më i miri në cilësi për t’u bërë superyll./Telegrafi/


