Arbëria vjen edhe me një goditje tjetër, nënshkruan me brazilianin Bruno Arrabal
Arbëria e Dobrajës ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e brazilianit të njohur, Bruno Arrabal.
Klubi i inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës.
Arbëria gjatë ditëve të fundit ka nënshkruar me emra të njohur si Arbër Pira, Gëzim Rusi, Agron Bruqi dhe Donat Kaqiu.
Sot (e shtunë), klubi nga Dobraja konfirmoi transferimin e mbrojtësit Destin Prince-Loic Mambouana, ndërsa vetëm disa orë më pas vjen edhe njoftimi për Bruno Arrabal.


