Please enter at least 3 characters.

Arbeloa: Modric është 10-shi më i mirë në botë

2018/06/Modric10-e1529652014128.jpg
267:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 21: Luka Modric of Croatia acknowledges the fans following the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Elsa/Getty Images)
12:"Getty Images

Alvaro Arbeloa e ka cilësuar Luka Modricin si 10-shin më të mirë në botë.

Kombëtarja e Kroacisë e ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Kupës së Botës "Rusia 2018".

Golat në këtë ndeshje për kombëtaren ballkanase u shënuan nga Ante Rebic, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.

Ylli i Real Madridit, Modric ka gëzuar një shfaqje mbresëlënëse ndaj Argjentinës të enjten mbrëma dhe ish-bashkëlojtari i tij Arbeloa e ka përgëzuar mesfushorin me anë të rrjeteve sociale.

Luka Modric (Getty Images)

Ish-mbrojtësi spanjoll e ka cilësuar kroatin si 10-shin më të mirë në botë.

"1-shi më i miri në botë", ka shkruar Arbeloa në një postim në Instagram, ku ka vendosur edhe fotografinë e kroatit.

Ndryshe, fitorja ndaj Argjentinës ia ka siguruar Kroacisë kalimin në të 16-tën e Kupës së Botës si lideri i grupit.

Modric mund të jenë në mesin e atyre që do të pushohen nga Zlatko Dalic, i cili pritet të bëjë disa ndryshime për ndeshjen me Islandën të martën. /Telegrafi/