Please enter at least 3 characters.

APR MOTO – VEÇ PËR MARAKLIIIII!

Ka njerëz që e shohin motorin si mjet transporti.

E ka edhe ata që sapo e ndezin motorin, e dinë pse nuk munden me jetu pa të.

Për këta të dytët është kriju APR MOTO – pakoja e APR-it, e dizajnuar veç për motoristë.

Sepse kur rruga është pasioni yt, edhe asistenca duhet me qenë në nivel. Pa shumë llafe. Pa komplikime. Veç kur të duhet – jemi aty.

- ÇKA PËRFSHIN APR MOTO?

Asistencë kur motori të lë në rrugë

Defekt, problem teknik apo situatë e papritur? Nuk ke nevojë me u marrë vetë me krejt. APR është aty për me të ndihmu.

Transporti i motorit

Nëse motori nuk mundet me vazhdu rrugën, organizohet transporti i tij drejt destinacionit të nevojshëm.

Asistencë në Kosovë

Kudo që të kap problemi brenda territorit të Kosovës, ke mbështetjen e APR.

Ndihmë kur më së paku e pret

Se maraku për motorin është i madh, po edhe një defekt i vogël mjafton me ta prish krejt planin. Me APR MOTO, së paku këtë pjesë s’ke pse me e pas dert.

PSE APR MOTO?

Sepse motoristi nuk don me u ndal.

Don me dalë. Me vozitë. Me eksploru. Me e ndje rrugën.

E kur rruga gjatë rrugës del nje defek që s’e ke planifiku, APR MOTO është aty për ty.

APR MOTO

VEÇ PËR MARAKLIIIII!

Pako veç për Maraklii!

true