Please enter at least 3 characters.

Aplikuan për karta krediti, iu vidhen të dhënat personale miliona individëve në SHBA

2019/07/FSFSF-e1564474948589.jpg
745:"KENDALL, FL - MARCH 07: Ileana Garcia looks in her wallet for credit cards she wants to melt over a hot plate as she tries to dig herself out of credit card debt during a sermon by Kevin Cross about faith-based financial management at the Miami Vineyard Community Church on March 7, 2009 in Kendall, Florida. Cross preaches to people about the biblical principles of money management with his idea of steps that should be taken for handling finances to glorify and honor God. With the economic hard times that have fallen upon many people, churches around the country are trying new programs such as Cross's Margin and Meaning events, to guide people out of their debt and get back on their feet financially. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)
12:"Getty Images

Të dhënat personale të rreth 106 milionë individëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën gjatë një sulmi kibernetik kundër shërbimeve financiare të kompanisë Capital One.

Capital One është një lëshues i madh i kartelave të kreditit në SHBA.

Njoftimi i kompanisë erdhi pasi hakerja e dyshuar, Paige Thompson, u arrestua të hënën.

Sipas Capital One, përcjell rel, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti.

Por, hakerja nuk ka arritur të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit, tha kompania Capital One.

Sulmi, i cili u identifikua më 19 korrik, preku rreth 100 milionë individë në SHBA dhe 6 milionë në Kanada.

Seanca dëgjimore për hakeren e dyshuar u caktua për 1 gusht në qytetin Sietëll.