Please enter at least 3 characters.

Aplikacionet e Google Chrome edhe në Android dhe iOS

2016/01/aplikacionet-e-google-chrome-edhe-n-euml-android-dhe-ios_hd.jpg

Madje, për ta qartësuar situatën Google tha se ne do të mund t’i shohim aplikacionet e Chrome në Android dhe iOS gjatë muajit janar.

Tani, për ta mbajtur premtimin e saj, Google ka lëshuar një ‘toolkit’ të ri për zhvilluesit, duke ua dhënë atyre mundësinë e krijimit të aplikacioneve të personalizuara. Aktualisht, një mundësi e tillë mund të shihet në Apache Cordova.

Zingjiri i ri i veglave të ofruara nga Chrome Apps mund të lidhet me aplikacionin origjinal, dhe më pas të shpërndahet në Google Play dhe Apple App Store.

Edhe pse ende nuk është përshkruar i gjithë procesi, pritet që aplikacionet origjinale të jenë të pranishme në Play Store të Google dhe App Store të Apple, në formatin e aplikacioneve për telefona mobil. / Telegrafi /