Anija e djegur në Kaliforni, shkon në 8 numri i të vdekurve
03/09/2019
Është rritur numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një anije në brigjet e Kalifornisë.
8 të vdekur dhe 26 të zhdukur është aktualisht bilanci që tregojnë autoritetet e Rojes Bregdetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Anija tani është e fundosur totalisht ndërsa një operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon duke shpresuar që 26 të zhdukurit të gjenden të gjallë.
Raportet thonë se disa pasagjerë mund të jenë bllokuar nën kuvertë./tch/


