Please enter at least 3 characters.

Angelovska: Janë realizuar plotësisht kredit e para pa kamatë

2019/08/Nina_Angelovska_from_Macedonia_ECommerce_Week_2019_01-696x497.jpg

Ministrja e Financave Nina Angelovska përmes profilit të saj në Facebook informoi se linja e parë i kredive pa kamatë për të mbështetur likuiditetin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga sektorët më të rrezikuar - hotelieri, turizëm dhe komunikacion - është realizuar plotësisht.

"Me linjën e parë të kredisë janë mbështetur: 738 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, 6.524 të punësuar", tha ministrja.

Aj shton se shuma mesatare e një kredie të dhënë është 7.500 euro, ndërsa shuma totale e kredive të dhëna përmes kësaj linje është 5.54 milion euro./Telegrafi/