Angela Martini tregon se i grabitën shtëpinë në Los Angeles - publikon pamjet
Modelja shqiptare, Angela Martini, e cila jeton dhe vepron në Los Angeles, ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj.
Përmes disa postimeve në Instagram, Martini zbuloi se hajnat hynë në shtëpinë e saj dhe i vodhën çantat, ndërsa ndau edhe pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet kur autorët lëvizin brenda dhe jashtë pronës.
“Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat m’u vodhën”, shkroi ajo në një nga postimet.
Në një tjetër postim, modelja ndau një mesazh ku shprehej se kriminaliteti përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje, duke lënë të kuptohet shqetësimin e saj për sigurinë në lagjen ku jeton.
Ajo publikoi gjithashtu pamje të personit të maskuar që dyshohet se hyri në shtëpi, duke shkruar: “Pas çdo maske fshihet djali i dikujt.
Gjashtë ditë më vonë, e njëjta lagje. Një tjetër grabitje".
Deri më tani, Martini nuk ka bërë të ditur vlerën e sendeve të vjedhura apo nëse autorët janë identifikuar nga policia. E njëjta jeton prej shumë vitesh me partnerin e saj, Dragos Savulescu. /Telegrafi/


