Please enter at least 3 characters.

Andujar Oliver: Gjyqtari veproi drejt që nuk e përjashtoi Jordi Alban me kartonin e dytë të verdhë

2020/03/JordiAlbaValvere-4.jpg
256:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Jordi Alba of FC Barcelona tackles Federico Valverde of Real Madrid during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-gjyqtari Juan Andujar Oliver beson se Antonio Mateu Lahoz veproi drejt që nuk ia dha Jordi Albas kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje në Fede Valverde.

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të si pjesë e një fërkimi me Dani Carvajal.

Ndërkaq, ai nuk u penalizua kur ndërhyri në Valverden në minutën e 33-të të derbit të madh spanjoll, ‘el Clasico’. Ndërsa Andujar Oliver beson se vendimi i gjyqtarit të ndeshjes ishte i drejtë.

Daniel Carvajal dhe Jordi Alba u ndëshkuan me kartonë më herët gjatë ndeshjes (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Nuk kishte ndërhyrje për karton të verdhë në Valverden. Nuk ishte njësoj si kartoni i verdhë që iu tregua Viniciuesit për ndërhyrjen e palejuar në Semedon”, ka thënë ish-gjyqtari për Radio MARCA.

Real Madridi e fitoi me rezultat 2-0 derbin në Santiago Bernabeu dhe u rikthye në maje të tabelës së La Ligas. /Telegrafi/

Gjyqtari nuk e ndëshkoi Jordi Alban për ndërhyrjen në Federico Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)