Please enter at least 3 characters.

Android së shpejti me versionin 4.4.3

2016/01/android-s-euml-shpejti-me-versionin-4-4-3_hd.jpg

Prandaj freskimi i ri të cilin do ta sjell sistemi operativ dominues në industrinë mobile kësaj radhe nuk do të përfshijë ndryshime në ndërfaqen e Android, apo funksione të reja për telefonat e ndryshëm mobil që mbështeten në këtë sistem operativ.

Edhe pse nuk ka asnjë datë potenciale për lansimin e mundshëm të këtij versioni, burimi fillestar i lajmit thotë se e ka vërejtur Android 4.4.3 në Nexus 5.

Disa nga përmirësimet e ofruara në versionin e ri thuhet se do të përfshijnë përmirësimin në ndërprerjen e lidhjes për internetin në mobil, optimizimin e kamerës, fokusin e saj në HDR, përmirësime në Bluetooth, nisjen më të shpejtë në formatizim, përmirësime në email, kontakte, kalendar, MMS, internetin pa tela, në USB dhe aplikacione. / Telegrafi