Please enter at least 3 characters.

Ana Kabashi të mërkurën lanson këngën e re, sjell një fragment të shkurtër nga klipi

2020/12/Screenshot_3-45.png

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, thuajse është në finalizim të këngës së re.

Ajo që një kohë ka qenë duke punuar në projektin e radhës “Pse e du”, i cili siç njofton pritet të publikohet së shpejti.

Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës, tregoi së fundmi se kënga e re lansohet të mërkurën (23 dhjetor).

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

“Të mërkurën, 23/12/2020, Pse e du”, ka shkruar ajo.

Për këtë projekt, bukuroshja nga Peja ka bashkëpunuar me produksionin Imagine Films.

Po ashtu, prapa kësaj kënge qëndron edhe producenti i njohur Mixey.

Kënga duket se mezi po pritet edhe nga fansat e Kabashit, të cilët reaguan menjëherë krahas postimit që ndau në Instagram. /Telegrafi/