Amerikani bëhet viral pasi nuk po arrinte të mbushte makinën Tesla në të ftohtë
Videoja e një pronari të Tesla-s u bë virale pasi nuk mund të mbushte në të ftohë veturën e tij Model S në një stacion Supercharger.
Domenick Nati, një prezantues radio në Virxhinia po përpiqej të karikonte Tesla Model S të premten përpara udhëtimit të tij për pushime, por kishte disa probleme.
Temperaturat thuhet se ishin në minus 7 gradë Celsius kur ai po tentonte të mbushte makinën, transmeton Telegrafi.
Nati pretendon se fillimisht u përpoq ta mbushte makinën në shtëpi por pa sukses, dhe më pas u përpoq në një stacion lokal Supercharger ku postoi këtë video në TikTok e cila u bë virale.
Kur u lidh në Supercharger, makina tregonte një mesazh se po ngrohej paketa e baterisë në përgatitje për t’u karikuar, por edhe pas dy orësh makina nuk po mbushej. /Telegrafi/


