Please enter at least 3 characters.

Amber Heard tregon për dhunën që kishte përjetuar nga Johnny Depp

2019/04/GettyImages-504235772.jpg
278:"CULVER CITY, CA - JANUARY 09: Actors Amber Heard and Johnny Depp attend The Art of Elysium 2016 HEAVEN Gala presented by Vivienne Westwood & Andreas Kronthaler at 3LABS on January 9, 2016 in Culver City, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images for Art of Elysium)
31:"Getty Images for Art of Elysium

Amber Heard ka akuzuar Johnny Depp për "sjellje të dhunshme" dhe konsumim të madh të "drogës dhe alkoolit".

Aktorja 32-vjeçare ka akuzuar kohë më parë për dhunë ish-bashkëshortin me të cilin ishte e martuar pak më shumë se një vit përpara se shkurorëzohej në maj të vitit 2016.

Aktualisht artistja është duke u përballur me një padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje, ku aktori pretendon se akuzat ishin një "mashtrim i përpunuar. Rreth një vit të marrëdhënies sonë isha dëshmitare se si ai abuzonte me drogën dhe alkoolin. Në disa raste, Johnny përdorte njëkohësisht barna ilegale", tha ajo.

(Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

"Johnny shpeshherë nuk ka mundur të kujtohej ditën e nesërme për sjelljen e dhunshme. Unë isha e dashuruar në të dhe i besoja premtimeve të shumëfishta se do të përmirësohej", shoti biondina.

Ajo më tutje tregoi një rast kur kishte përjetuar dhunë nga artisti hollivudian, e cila gjë kishte ndodhur në një aeroplan privat.

"Në një moment, unë u ngrita nga karrigia dhe Johnny më goditi në shpinë. Ai vazhdoi të më bërtiste deri në momentin kur u kyç në banjo të aeroplanit dhe aty e kaloi pjesën e mbetur të fluturimit", tha në fund Heard.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/