Please enter at least 3 characters.

Alonso i lumtur që do luajë ndaj klubeve si Inter, Milan e Real

2016/07/XabiAlonsoFCBayernMuenchenUnveilsNew4RObaMc7QD9x.jpg

Në pritje të International Champions Cup ka folur mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso.

Në një intervistë për ESPN, spanjolli ka thënë se është i lumtur që do të luajë ndaj klubeve të mëdha dhe atë në një vend ku është duke u rritur futbolli.

"Kam qenë disa herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Real Madridin, ndërsa me Bayernin është hera e parë”.

“Luajmë kundër klubeve të mëdha si Inter, Milan e Real. Është bukur teksa shikon një rritje të tillë të futbollit në vitet e fundit në këtë vend”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/