Alma Lama: Do t’ju befasoj të premten
24/02/2016
Lama nuk ka treguar se si do të veprojë të premten, por që ka premtuar befasi.
“Do ta kuptoni të premten, do te jetë surprizë. Po përdor edhe unë taktikat e mia”, ka thënë Lama për Koha.net.
Koha.net ka provuar që komunikojë me deputetët që më parë kanë qenë diskutabil për zgjedhjen e Thaçit president, Armend Zemaj, Vjosa Osmani, Arben Gashi e Anton Quni, por deputetët në fjalë nuk janë lajmëruar.


