Please enter at least 3 characters.

Allegri: Futbolli është i pamëshirshëm

2019/04/MassimilianoAllegrijuve-e1555451278747.jpg
273:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: Massimiliano Allegri the coach of Juventus during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, konsideron se Ajaxi e meritoi fitoren ndaj ekipit të tij dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 2-1 para tifozëve të vet dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 (pas barazimit 1-1 në Amsterdam).

"Luajtëm mirë në pjesën e parë, përkundër disa ngutjeve kur e rifitonim posedimin e topit. Futbolli është i pamëshirshëm, sepse pranon një gol me fat, shtohet frika, u vumë në presion në pjesën e dytë dhe duhej të kishim tjetër qasje".

"Ajaxi e meritoi plotësisht rezultatin e vet dhe kualifikimin në gjysmëfinale", ka deklaruar Allegri për Sky pas ndeshjes.

Ai i ka folur edhe për mungesën e lojtarëve duke thënë se në ndeshje të këtilla duhet pasur sa më shumë lojtarë në dispozicion. /Telegrafi/