Please enter at least 3 characters.

Allegri flet për Pogban dhe transferimet e reja

2016/07/pogba-e-allegri-2.jpg
56:"CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75
25:"LaPresse/Daniele Badolato

Gjatë një konference për shtyp në Australi, aty ku Juventusi po zhvillon fazën përgatitore, trajneri i bardhezinjve Masimiliano Allegri i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e Pogba.

Tekniku 48-vjeçar ka deklaruar se momentalisht francezi është një lojtar i Juventusit.

“Pogba është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën. Për momentin ai është ende një futbollist i Juventusit, por në ditët në vazhdim nuk e di se  çdo të ndodhë. Gjithsesi kam besimin se ai do të vazhdojë të qëndrojë në Torino”.

Më pas tekniku toskan foli dhe për afatin kalimtar që po zhvillon “Zonja e Vjetër”.

Allegri shprehet i kënaqur me transferimet e deritanishme dhe është i sigurt se në fund të afatit ai do të ketë në dispozicion një skuadër akoma dhe më të fortë .

“Jam shumë i kënaqur me blerjet që po zhvillojnë drejtuesit e klubit. Ata kanë arritur të transferojnë futbollistë të cilët kanë aftësi shumë të mira teknike, siç janë Pjanic, Dani Alves, Benatia dhe Pjaca. Sezoni i ri i Seria A do të na gjejë akoma dhe më të fortë se viti i kaluar”.