Please enter at least 3 characters.

Allegri: Është koha që Juventusi të fitojë edhe në Evropë

2018/10/Allegri.jpg
219:"LONDON, ENGLAND - MARCH 06: Massimiliano Allegri, Coach of Juventus speaks to the media during the Juventus press conference at Wembley Stadium on March 6, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se tani është koha për të fituar edhe në Evropë.

Bardhezinjtë arritën finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 dhe 2017, por u mposhtën nga Barcelona dhe Real Madridi respektivisht.

Por, pas arritjes në dy finale tani apetitet janë rritur në Torino dhe drejtuesit e klubit duan ta fitojnë trofeun tashmë.

Është trajneri Allegri, i cili ka konfirmuar dëshirën e klubit italian.

Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)

"Pas fitores së shtatë Scudettove radhazi dhe katër Kupave të Italisë, është koha për të fituar në Evropë", ka thënë fillimisht Allegri në një ngjarje të Samsung.

"Deri më tani i kemi shkuar shumë afër, por tani duhet të fitojmë".

Juventusi ka fituar të gjitha 10 ndeshjet e fundit deri më tani këtë sezon dhe trajneri është pyetur për këtë rekord.

"Më kujtohet kur Milani i Fabio Capellos mundi Pescaran 5-4 dhe ai tha se pas kësaj loje ata nuk do të humbnin asnjë. Kjo ishte, në fakt, ajo që ndodhi", përfundoi italiani. /Telegrafi/