Please enter at least 3 characters.

Aleanca për Shqiptarët zgjodhi Shtabin Qendror për fushatën e referendumit

2018/09/aleanca-per-shqiptaret.png

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët sot në mbledhjen e tyre të rregullt e zgjodhi Shtabin Qendror për fushatën e referendumit.

Në këtë mbledhje si shef i Shtabit Zgjedhor u zgjodh Bujare Abazi, ndërsa anëtarët tjerë janë Arben Taravari, Elmi Aziri , Vullnet Ferati, Remzi Mehmedi, Arta Toçi Halil Snopçe, Shefi Duraku.

Si zëdhënës i Shtabit Qendror të Aleancës për Shqiptarët u zgjodh Flakron Bexheti, përcjell Telegrafi Maqedoni, ndërsa për Kryetar të Komisionit për Financa u zgjodh Arif Musa.

Aleanca për Shqiptarët, gjithashtu, e zgjodhi edhe moton për fushatën e referendumit që është "për NATO dhe BE"./Telegrafi/