Please enter at least 3 characters.

Albian Ajeti: Ishte një ditë e përsosur

2018/09/AlbianAjeti-e1536441259257.jpg
277:"BASEL, SWITZERLAND - AUGUST 19: Albian Ajeti of Basel looks on prior to the UEFA Champions League qualifying round play off first leg match between FC Basel and Maccabi Tel Aviv at St. Jakob-Park on August 19, 2015 in Basel, Switzerland. (Photo by Simon Hofmann/Getty Images)
12:"Getty Images

Albian Ajeti ka debutuar me gol me fanellën e Zvicrës në ndeshjen kundër Islandës, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 6-0.

Sulmuesi i Baselit u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 71-të.

21-vjeçari është shprehur i kënaqur mes suksesin e ekipit, por edhe me golin e shënuar nga ai.

https://www.dailymotion.com/video/x6tb7zx

"E filluam ndeshjen mirë, bëmë presion dhe i shënuam disa gola", citon rts.ch fjalët e futbollistit shqiptar.

"Unë isha në gjendje ta shënoja golin tim të parë (për Zvicrën), ishte një ditë e përsosur!".

"Ka qenë shumë lehtë të integrohem në këtë skuadër, sepse është e shëndetshme dhe unë veçmë i njihja shumë nga lojtarët", ka thënë sulmuesi.

Ajeti është duke luajtur te Baseli, ku u rikthye në vitin 2017. /Telegrafi/