Please enter at least 3 characters.

Alban Meha fitoi Kupën e Turqisë (Foto)

2017/06/alban-2.jpg

Alban Meha ka fituar për herë të parë në karrierë një trofe në shtetin turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka fituar e Kupës së Turqisë me skuadrën e Konyasporit.

Megjithëse për asnjë moment nuk u paraqit në finalen e luajtur kundër Basaksehirit, Meha shihet teksa merr poza me trofeun, transmeton Telegrafi.

Konyaspor arriti të fitoi me penallti 4-1, rezultat i cili ua solli këtë trofe pasi që ndeshja edhe pas vazhdimeve përfundoi pa gola.

Konyaspor me këtë rast do të paraqitet edhe në Ligën e Evropës, ndërsa Basaksehirin si i dyti i Superligës së Turqisë, do të paraqitet në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/