Please enter at least 3 characters.

Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

2024/03/milliebobbybrownn.jpg

Aktorja e njohur britanike Millie Bobby Brown, po e përqafon bukurinë e saj natyrale.

Ylli i filmit Damsel, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Drew Barrymore Show dhe u paraqit pa pikë grimi, shkruan People.

Aktorja 20-vjeçare, kësaj here nuk vendosi të lyhej, duke përqafuar thjeshtësinë e saj.

Bobby Brown dukej përsëri e bukur, dhe të gjitha veçoritë e fytyrës dukeshin edhe më të theksuara pa make-up.

Ajo vendosi vetëm një fashë në formë fluture për të mbuluar një puçërr në fytyrë. /Telegrafi/