Aktorja blen fermën të cilën babai i saj e kishte humbur para 25 vitesh
Aktorja 35-vjeçare, Amy Schumer, e njohur për rolet e saj në komeditë Inside Amy Schumer dhe Trainwreck, ka blerë fermën të cilin babai i saj ishte detyruar ta shiste kur ajo ishte nëntë vjeçe.
“Ne e kishim humbur këtë fermë kur unë isha fëmijë, por sot e kemi kthyer prapë”, ka shkruar ajo në Instragram, transmeton arbresh.info.
Në një intervistë për NYT, ajo ishte shprehur se familja e saj kishte falimentuar kur ajo ishte nëntë vjeç, dhe babai i saj u diagnostikua edhe me sklerozë të shumëfishtë.
Në autobiografinë e saj, ajo ka shkruar se ‘jeta ishte gjithnjë e më pak e rehatshme për ne, pasi prindërit humbën paratë’.
“Filluam të jetonim nëpër shtëpi të vogla dhe flinim me një dhomë”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, jeta e saj ka marrë kthesë për të mirë. Aktorja ka arritur të emocionojë tej mase edhe babanë e saj me dhuratën e bërë.


