Please enter at least 3 characters.

Aktori Jonah Hill po i rrit fëmijët larg vëmendjes së Hollywoodit: Doja të largohesha nga Los Angeles

Jonah Hill

Jonah Hill ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Olivia Millar, kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre larg jetës së zhurmshme të Hollywood-it.

Para rreth tre vitesh, çifti u largua nga Los Angeles dhe u vendos në një qytet të vogël në San Diego, menjëherë pasi u bënë prindër për herë të parë.

Hill shpjegoi se vendimi erdhi nga dëshira për t’u ofruar fëmijëve një jetë më të qetë, më të sigurt dhe më 'normale', larg presionit dhe vëmendjes së vazhdueshme që sjell fama.

Jonah Hill

Ai theksoi se në vendin ku jetojnë tani, ka krijuar një komunitet të ngushtë me fqinjë shumë miqësorë, të cilët nuk e trajtojnë si personazh të famshëm.

Përkundrazi, ata sillen me të si me çdo banor tjetër, pa e pyetur për punën apo jetën në industrinë e filmit, gjë që e bën të ndihet më rehat dhe i pranuar.

Ai përmendi gjithashtu se ka krijuar miqësi të sinqerta në këtë ambient të ri, duke përfshirë edhe një fqinj të tij, i cili asnjëherë nuk e ka shqetësuar për famën e tij.

Në fund, Hill reflektoi edhe mbi fëmijërinë e tij në Los Angeles gjatë viteve ’90.

E përshkroi atë periudhë si shumë dinamike dhe interesante, pasi kishte mundësi të përjetonte njëkohësisht botën e showbiz-it (si premiera filmash apo shfaqje komedie me figura si Chris Rock) dhe kulturat alternative si 'skateboarding', grafitet dhe aventurat rinore.

Sipas tij, kjo përzierje e bëri fëmijërinë e tij të veçantë, por për fëmijët e tij ai ka zgjedhur një jetë më të qetë dhe më private. /Telegrafi/