Aksidentohet në Elbasan autobusi me nxënës
18/06/2026
Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër dhe përfundoi pas shtyllës së një karburanti.
Nuk ka të lënduar nga aksidenti, edhe pse paniku te fëmijët ka qenë i madh. /Tch/


