Please enter at least 3 characters.

Aksidenti në Kroaci, presidentja do të shpallë ditë zie në Kosovë

2021/07/773x435_cmsv2_99c0cfe2-bd5f-5e23-b4ac-2bb6858bb0e4-5912742.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të shpallë së shpejti ditë zie në Kosovë, pas aksidentit tragjik në Kroaci ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar më shumë se 40 të tjerë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë për Telegrafin se së shpejti presidentja pritet të dalë me ditën e saktë se kur do të jetë ditë zie.

“Presidentja Osmani do të shpallë dite zie. Për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti.”, ka thënë Kupina. /Telegrafi/