Please enter at least 3 characters.

Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist

Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas informatave fillestare, nga aksidenti ka pësuar lëndime një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Plana.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në zhvillim. /Telegrafi/