Please enter at least 3 characters.

Aksident në Suharekë, lëndohet motoçiklisti

2019/09/auto_auto_aksident-1-115359627131548425579-1.jpg

Një motoçiklist nga pakujdesia me motor ka goditur veturën civile.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:15, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.

“Motoçiklisti mashkull kosovar, nga pakujdesia me motor ka goditur veturën civile të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/