Aksident në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, një person pëson lëndime
03/11/2025
Një pikap është rrokullisur sot (3 nëntor) në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ku një person ka mbetur i lënduar.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tha Pllana.
“Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”.
“Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, përfundoi njoftimi i tij. /Telegrafi/


