Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prizren, vetura përfundon mbi rrethojat e rrugës

2021/08/234900147_794891574513565_3486410898675650708_n.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Prizrenit, ku janë përfshirë tri vetura dhe njëra nga to përfundoi mbi rrethojat e rrugës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident nuk ka pasur persona të lënduar.

Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete, sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes nuk ka persona të lënduar, vetëm ka dëme materiale. Njësia e trafikut rajonal po merret me shkaqet e aksidentit, po ashtu po bëjnë përpjekje për lirimin e rrugës”, tha Gashi. /Telegrafi/