Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësoren (Foto)

2018/04/29920754_1632788326802095_1852787403_n-e1522763867684.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.

Këmbësorja ka qenë duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve ku është goditur nga vetura.

Fatmirësisht e aksidentuara ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar për tretman në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë edhe njësiti policor. /Telegrafi/