Please enter at least 3 characters.

Aksident në Pejë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një motoçiklete dhe një biçiklete.

Lajmin e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

I njëjti tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 21:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Bekim Berisha Abeja’ në Pejë”.

“Në këtë aksident ishin të involvuara një motoçikletë dhe një biçikletë, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/