Aksident në Korçë, e mitura përplaset nga makina pranë shkollës
13/05/2025
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Korçë në afërsi të shkollës "Sotir Gura".
Sipas informacioneve një vajzë 12 vjeçare e cila mendohet të jetë nxënëse e kësaj shkolle, është përplasur nga makina.
E mitura është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekim, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën, raporton euronews.al


