Please enter at least 3 characters.

Aksident ndërmjet një kamioni dhe autobusi në Gjakovë, ka të lënduar

2019/03/policia-2.jpg

Një aksident komunikacioni ndërmjet një autobusi dhe kamioni ka ndodhur në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

"Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë", ka thënë ajo./Telegrafi/