Please enter at least 3 characters.

Aksident me vdekje në Krujë-Fushë Krujë, humb jetën kalimtari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

Policia tha se, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.