Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Fier, vetura përplas 60-vjeçarin – drejtuesi i automjetit largohet nga vendi i ngjarjes

2022/05/aksident-1-e1640451265393-780x439-1.jpg

Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim të Fierit mesditën e së enjtes, ku një veturë ka përplasur një person që udhëtonte me motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës P. B., 60 vjeç i lënduar ka mbetur i shtrirë në tokë, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan tch.

Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtar të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.