Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në autostradë, lëndohen nëntë persona (Foto)

2018/04/30707907_1721891024538715_5933075201448214528_n.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në hyrje të autostradës në fshatin Lebanë.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura, me ç'rast sipas informatave fillestare që posedon policia, janë lënduar nëntë persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet kompetente policore dhe ndihma e shpejtë.

Policia po ashtu ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm.

Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore në funksion të parandalimit të aksidenteve. /Telegrafi/