Please enter at least 3 characters.

Ajeti rikuperohet për Kupën e Italisë

2016/08/ajeti.jpg

Arlind Ajeti pritet të rikthehet titullar në takimin e ardhshëm me Torinon në Kupën e Italisë.

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua në ndeshjen miqësore të zhvilluar pak ditë më parë ndaj anglezëve të Hull Cityt.

Dëmtimi në pulpën e majtë e detyroi Ajetin të kryente stërvitje të diferencuar dhe këtë praktikë do ta ndjekë për 5 ose 7 ditë.

Një tjetër rikthim për Torinon është edhe Nikola Maksimoviç. Një problem muskulorë bëri që ai të humbiste ndeshjen e fundit miqësore, por me sa duket dëmtimi nuk është aq serioz dhe ai pritet të rikthehet titullar.