Please enter at least 3 characters.

Ahmeti tregon kush do të mund të lëvizë brenda dhe jashtë karantinës në Prishtinë

2020/03/shpend-ahmeti-corona-1.jpg

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kush do të ketë të drejtë të lëvizë brenda dhe territorit të Komunës së Prishtinës, pas vendimit për futjen e kësaj komune në karantinë, si pasojë e rasteve me persona të infektuar me coronavirus.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar të gjitha kategoritë e personave të institucioneve që do të kenë të drejtë të lëvizin, pas fillimit të aplikimit të masës së karantinës për territorin e Komunës së Prishtinës, e që fillon prej sot në orën 17:00.

Postimi i plotë i Ahmetit:"Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Minsitrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëviyin brenda dhe jashtë karantinës.Profesionistet shendetesorBashkepunetoret shendetesorBarnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;Bashkesite Fetare, Hortikultura, FuneraletKryqi i KuqSektori i Sigurise- Policia, IPK- Ushtria- AKI- AME- Kompanite e Sigurimit Fizik (private)- Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet- Inspektoratet, qendror dhe lokal- Sherbimi Korrektues (Gardianet)Sherbimet Publike- Pastrimi, mirembajtja, DDD (publike dhe private)- KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujesjelles-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet- Media: TV, Radio, Portale- Institucionet financiare- Miniera- Transporti i Zyrtareve (jo i udhetareve)- Transporti i MalleraveAdministrata- Stafi esencial i Administrates Qendrore- Stafi esencial i Administrates KomulaeTrupa Diplomatike-2. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;3. Ndërmarrjet t Ujësjellëve Regjional dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;4. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;5. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave;#rriNshpi" (sic.), ka shkruar Ahmeti.

Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës./Telegrafi/