")
Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Shifrat e fundit me COVID-19 janë alarmante, respektoni masat

2020/06/103978463_3026841970718963_8827741350565216376_n-e1592297346633.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shifrat e fundit të rasteve me COVID-19 janë alarmante.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat, t’i dezinfektojnë duart dhe të mbajnë distancën.

Postimi i plotë:Shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante!Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që ministria dhe IKSHP të mos i rikthejnë masat drastike.Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë.Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë! /Telegrafi/